Loading...

Moderatoren e prekin tek pika e dobët, djali…Ajo shpërthen keq: Si nuk keni frikë as Zotin, jargës të pavlerë

Moderatorja e njohur shqiptare Fiori Dardha, e cila eshte shume aktive ne rrjetet sociale, mesa duket, disa persona i ka bezdisur, te cilet ne vend se ta bejne “unfollow” ne Instagram, marrin mundimin hapin edhe profile false dhe shperthejne me sharje pa kursyer as femijet. Kjo ka irrituar pa mase Fiorin, me shume te drejte, e cila ka bere nje reagim te gjate ku shkruan:

Nuk ndodh te reagoj shpesh ndaj komenteve fyese, denigruese dhe dashakeqe qe lexoj here pas here ne rrjetet e mia sociale.
Mendje te semura ka plot dhe derisa nje individ hap nje profil fals enkas per te te sulmuar, tregon se ka probleme serioze me veten.
Shpesh nuk u kthej fare pergjigje. U bej block dhe nuk harxhoj energjite e mia me shpirtra e mendje te kalbura.

fiori reagim

Me ka ndodhur te sulmohem edhe nga persona qe i njoh, qe u kam ndenjur prane kur kane kaluar situata te veshtira dhe pasi kane kaluar lumin, nuk e kane kursyer “kalin”.

Tipike e mosmirenjohesve kjo!

Nuk do i kuptoj kurre ata qe me ndjekin ne rrjetet e mi sociale dhe me pas bezdisen nga postimet.

Kur nuk te pelqen dikush injoroje!

Pse kaq shume ligesi?

Si ka mundesi qe nuk kursejne as femijet keta ligavece frikacake qe fshihen pas nje profili fals?

Si nuk gjeti guximin nje nga keta mjerane ta thote troç mendimin e tij, me emer dhe mbiemer, pa sajuar profile anonime?

Kaq perfekte jane qe merren me jeten e tjetrit?

Nuk besoj se ka qenie me te peshtira se sa ata qe kane frike edhe nga hija e tyre dhe behen trima pas nje profili anonim, duke sulmuar dhe femijet!

Ku do e çoni shpirtin?

Mire qe ia dilni te fshiheni perpara njerezve dhe gjeni prehje tek nje adrese false, po perpara Zotit nuk fshiheni dot.

Nuk keni frike as nga Zoti?

Nese jo, atehere, jeni ca mjerane qe duheni meshiruar!

Ju vafte mbare ne hapjen e profileve te tjera anonime dhe clironi veten nga vreri qe ju ka pushtuar mendjen e shpirtin!

Jargës të pavlerë!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com