Loading...

Kush zëvendëson kë? Një program i ri i shtohet pasdites në Top Channel

Kush zëvendëson kë? Një program i ri i shtohet pasdites në Top Channel

Lëvizjet e programeve dhe emrave të sezonit të ri kanë nisur të bëhen publike edhe në Top Channel. Krahas programeve të njohura tashmë në ekranin e Top-it, sfidë për të janë edhe transmetimet e reja që do të nisin sezonin e vjeshtës.

Eno Popi ishte ndër të parët moderatorë që, përmes spotit të programit të tij, njoftoi për “Dilema”, programi argëtues game show, që do të nisë së shpjeti në këtë ekran.

Pas tij, edhe Bieta Sulo konfirmoi se do të jetë pjesë e pasdites me “Ftesë për 5”, ndërsa sonte, Top Channel, përmes profilit zyrtar në Instagram, ka njoftuar edhe një program të ri të përditshëm, i cili do të jetë i fokusuar në temat e aktualitetit.

“Top Talk” do të transmetohet çdo ditë në orën 15:45 në Top Channel dhe do të drejtohet nga gazetari njohur i këtij ekrani, Denis Dyrnjaja: “Çdo ditë një ngjarje. Çdo ditë një intervistë. Çdo ditë një i ftuar. Çdo ditë një temë e aktualitetit. Politika, ekonomia, kultura, sporti dhe gjithçka tjetër përballë faktit. Personazhe dhe protagonistë të jetës politike dhe publike në “Top Talk”, çdo ditë në orën 15:45, në Top Channel”- shkruhet në profilin zyrtar të Top Channel.

Po Pop Culture me Dojnën dhe Kelvin? Sipas programit, menjëherë pas lajmeve të drekës në Top, niste Pop Culture, i cili vijonte deri në orën 17.00. Pas tyre, niste një serial për t’ia lënë vendin “Pasdite në Top Channel”. Po tani që menjëherë pas lajmeve nis “Pop Talk” dhe në orën 17.00 nis “Ftesë për 5” me Bieta Sulon, kur do të transmetohet Pop Culture?

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com