Loading...

“Kumbullat e koncesioneve” i hanë pushtetarët, “dhëmbët u mpihen” shqiptarëve, edhe 620 mijë euro për tjetër gjyq në Itali

Vetëm në 8 muajt e këtij viti, qeveria ka paguar 11 milionë euro për avokatët e huaj, të hequra nga fondi emergjencave civile
Paralelisht me miliardat e koncesioneve, shqiptarët po vazhdojnë të paguajnë dhe haracin e gjyqeve, të këtyre koncesioneve të pista, të cilat njëra bandë qeveritare i jep me mafiozllëk, pazare personale e shkelje ligji, ndërsa banda qeveritare që vjen pas saj, urdhëron t’u hiqen, për t’i marrë vetë nën kontroll, si biznes po personal.

Çdo muaj, përveç milirdave të koncesioneve të  Vilma Nushit e ushqime-lavanderive të spitaleve, shqiptarët detyrohen të paguajnë edhe mijëra e miliona euro, për avokatët e huaj, që menaxhojnë proceset gjyqësore, të hapura, pas vendimeve qeveritare, për heqjen e këtyre koncesioneve, por pa çuar askënd para ligjit.

Qeveria paguan miliona euro gjoba, dëmshpërblime e avokati private, por nuk çon para drejtësisë, shtetarët që i kanë dhënë këto koncesione, biznese e leje ndëritmi, siç ndodhi me pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës, shkatërrimi i të cilit “hëngri” 16.8 milionë euro dëmshpërblime, gjoba, taksa, interesa bankare, shërbim avokatie dhe… 110 mijë euro stres, që iu shkaktua vjehrrit të Lulit.

Këto ditë një tjetër gjyq koncesionesh, ka gëlltitur edhe 620 mijë euro taksa të tjera shqiptarësh, për avoaktin që mbron shtetin Shtetin Shqiptar në Itali dhe kjo është “çudi”, mbasi shteti ka brenda në kryeministri, një “stan” me 50 juristë e avokatë të punësuar prej kryeministrit, si “ekspertë të nivelit profesional ndërkombëtarë”, që janë strukturë e quajtur “Avokat i Shtetit”.

Këto 620 mijë euro të tjera, iu dhanë një avokati italian, si pagesë shtesë, për gjyqin e qeverisë shqiptare, me kompaninë “Iliria s.r.l.”, që ka koncesionin 40 vjeçar të menaxhim-zhvillimit të zonës së plazhit në Durrës dhe që koncesioni i është rrëzuar, me këkresë të qevrisë shqiptare, me Vendim Nr. 74 datë 22.12.2015 (V-74/15), të Gjykatës Kushtetuese Shqiptare.

Pagesat e këtyre gjyqeve, po bëhen nga taksat publike, të cilat duhet të bëhen investime publike e sociale, ndërsa firmosësit dhe ryshfetxhinjtë e koncesioneve, vazhdojnë të jenë deputetë, ministra, diplomatë, shefa dogane e tatimesh, kryeministër e deri President Republike, të pa çuar para drejtësisë.

Ndërkohë që “kumbullat e koncesioneve i hanë” shtetarët, “dhëmbët po u mpihen” shqiptarëve, si histori që po vazhdon prej 26 vitesh, për shkak të pazareve dhe interesave të pista, të bandave shtetërore që ndërojnë pushtetet.

Sipas të dhënave, rezulton se vetëm në 8 muajt e këtij viti, qeveria ka paguar 11 milionë euro për avokatët e huaj, të hequra nga fondi i emergjencave civile./Pamfleti