Loading...

Në vjeshtë nisin punimet për ndërtimin e Bypass-it të Fierit

Në vjeshtë nisin punimet për ndërtimin e Bypass-it të Fierit, që do të bëjnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook, nga ndërtimi i unazës së Fierit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë. Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bejnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror”, shkruan Rama./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1962042533816215/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com