“Dublex” është spektakli i ri i humorit në ekranet shqiptare, bazuar në improvizimin, me drejtues artistik Julian Dedën. E njëjta trupë, i njëjti format si “Apartamenti 2 Xl”, me situata të reja, por jo aktorë të rinj. I zhvendosur tashmë në Tv Klan, Julian Deda gjen në këtë televizion edhe dy ish-kolegët e tij të grupit SHBLSH, Ermal Mamaqi dhe Gent Zenelaj.
Dihet tashmë që grupi është ndarë për arsye që djemtë i kanë treguar në të kaluarën. Shkak është bërë vendimi i Gentit për të lënë Vizion + dhe për të kaluar të Agon. Por a mund t’i shohim sërish të tre aktorët. Në një intervistë të gjatë për PanoramaPlus, Deda e ka lënë të hapur bashkëpunimin.
“Po, është e vërtetë që aty punojnë dy kolegët e mi, secili në emisionet e veta. Përsa i përket pyetjes për çfarë arsye do i refuzoja, unë jam një njeri që nuk njihem për refuzime. Nëse refuzoj dikë, e refuzoj përjetë, por ama nuk refuzoj kot. Por, njëkohësisht, jam shumë i vështirë për të ma mbushur mendjen, kështu që do u duhet shumë punë për të ma mbushur mendjen. S’e di, flisni me Ermal Mamaqin! (qesh)” – tha Deda.