Policia Rrugore si masë parandaluese për alsidentet por dhe shkeljet do të ndërmarrë një masë ekstreme që është përdorimi i drpnit.
Polica njoftoi sot se ka gjetur një “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.
Në videon e mëposhtme, drejtuesi i mjetit në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”. Me dron do të evidentohen edhe shkeljet e tjera, si respektimi i përparësisë në rrethrrotullime, distanca e sigurisë mes mjeteve etj.
Vendet ku monitorohet me dron janë të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.