Ngjarja e ndodhur në Genova me shembjen e urës, ka sjellë në vëmendje edhe situatën e urave në Shqipëri. E tillë është edhe ura e ndërtuar në afërsi të burgut të Fierit, e cila lidh më shumë se 14 fshatra, por në këtë urë kalojnë edhe qytetar nga Roskoveci e Berati. Siç shihet edhe nga pamjet ura duket tërësisht e amortizuar….
Intensiteti në këtë urë është mjaft i lartë, por problem më i madh mbetet vjedhja e hekurave për skrap. Përdoruesit e kësaj ure shprehen mjaft të frikësuar gjatë kohës që kalojnë në të. Shumë të rrezikuar jemi. Nuk i dihet sesi ndodh, mund të biem dhe brenda. Ka që në kohën e Enver Hoxhës. Kanë hequr hekurat, i kanë vjedhur, s’lenë gjë pa vjedhur. Kjo urë kështu ka qenë, urë shumë e keqe. Rrezik njerëzor, mund të ketë njerëz me fëmijët e tyre.
Ura që ndodhet në afërsi të burgut të Fierit ka një tabelë që nuk lejon kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, por kjo tabelë neglizhohet duke bërë që në të të kalojnë edhe autobus, por edhe makinerit të cilat transportojnë hidrokarbure nga zonat naftënxjerrëse.