Loading...

Bllokimi i garancive të kontratave për bypass-et e Vlorës e të Fierit në gjykatat italiane, qeveria akordon fond 180 mijë euro

Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, i është shtuar edhe një fond 180 000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) euro, për kryerjen e pagesave të shërbimeve juridike nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se ky fond do të përdoret për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të këtij institucioni kundër bllokimit të garancive të kontratave për bypass-et e Vlorës e të Fierit në gjykatat italiane, nga shoqëritë “Serenissima Costruzioni s.p.a.” dhe “A4 Holding s.p.a.”.

Efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018. Ndërkohë, vendimi autorizon Autoriteti Rrugor Shqiptar të lidhë kontratë me studion avokatore italiane, e cila ka kryer përfaqësimin, deri në këtë moment, të Republikës së Shqipërisë në gjykatat italiane, të negociuar nga Avokatura e Shtetit, me vlerë të përgjithshme 180 000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) euro./SCAN

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com