Më 11 gusht, një nga trashëgimtaret e Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatori i njohur Ledion Liço i dhanë fund beqarisë.
Ata kanë vite që bashkëjetojnë dhe janë prindër të një djali 1 vjeç. Prindërit e London-t vendosën që në Liqenin Como në Itali t’i thonin “PO” njëri-tjetrit në prani të familjarëve, kolegëve dhe miqve të tyre më të mirë. Duke qenë të dy figura publike, një pjesë e mirë e miqve të tyre janë personazhe të njohur, prandaj prezenca dhe mungesa e tyre në dasmën e çiftit, komentohet gjërë e gjatë.
Prej vitesh në Top Channel, Ledioni ka krijuar miqësi të mira me disa nga moderatorët më në zë të këtij televizioni. Ledioni, Eno, Arbana dhe Xhemi janë miqtë e ngushtë të Top-it që i sheh pothuajse gjithmonë së bashku.
Mirëpo, mbrëmjen e kaluar katërshja e miqve të pandarë ndjeu mungesën e një prej figurave të dashura që lindi dhe u rrit në Top Channel. Arbana Osmani mikja shumë e afërt e Ledionit, nuk ishte prezente në dasmën e tij. E kontaktuar nga Revista Class për arsyen që ka pasur për të mos qenë prezente në dasmë, Arbana ka zgjedhur heshtjen. Nga ana tjetër, miku i ngushtë i Ledionit, Eno Popi, jo vetëm ishte prezent, por edhe mbajti një fjalim emocionues.
Eno Popi ishte një lloj MC i mbrëmjes (Master of Ceremony) dhe emocionoi mikun e tij më të mirë duke theksuar sesa i thjeshtë dhe sa njerëzor është Ledioni; sa vërtetisht e ka jetuar lidhjen me Sarën, që nga propozimi për martesë, unaza me 1000 plane romantike e deri tek dita e dasmës.
Fjalimi emocionues i Enos ka marrë edhe një dedikim nga Ledioni “Një mik është ai që të do pa kushte, Ti Eno nuk pretendon, ti thjesht je një mik i mirë”.
Në fakt Ledioni duket se ka vërtet mikesha të mira. Njëra prej tyre është edhe Xhemi Shehu e cila ishte prezente në dasmë dhe dukej si një princeshë me një fustan rozë.