Loading...

Befasuese/ Sara Hoxha nuk u shoqërua nga askush në altar. Ja arsyeja

Sara Hoxha ka zgjedhur të shkojë e vetme në altar. Mbrëmjen e kaluar Sara Hoxha e përshkoi e vetme rrugën nga vila drejt altarit ku e priste bashkëshorti i ardhshëm Ledion Liço.

Mbrëmjen e kaluar Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ceremonia u zhvillua buzë liqenit të Comos në Itali ku morën pjesë shumë nga personazhet e njohur shqiptarë. Gjithçka u realizua në mënyrë perfekte, ku çifti akomodoi gjithë të ftuarit në vilën super luksoze “Villa Ebra”.

Detaji që vumë re në fotot e ceremonisë është se Sara Hoxha kishte zgjedhur të shkonte vetme në altar. Siç dihet familja Hoxha e humbën kryefamiljarin e tyre në një aksident. 10 vite më parë, më datë 23 maj 2008, Dritan Hoxha humbi jetën pas një aksidenti fatal automobilistik përgjatë lumit të Lanës, në bulevardin ‘Bajram Curri’ në kryeqytet. Pavarësisht kësaj, Sara mund të kishte zgjedhur ta shoqëronte vëllai i saj i vogël, Itani i cili është vetëm 11 vjeç. Por 22 vjeçarja zgjodhi ta përshkojë vetme rrugën nga vila drejt altarit ku e priste bashkëshorti i ardhshëm Ledion Liço.

Ndoshta me këtë gjest Sara ka dashur të tregojë se askush nuk do ta zërë vendin e të atit në krahun  e saj, pavarësisht rëndësisë që ka çdo anëtar tjetër i familjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com