[sgmb id=”1″]NJOFTIM
Në zbatim të VKM-së Nr.369 datë 18.05.2016 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, Ju njoftojmë se:
Ka filluar dorëzimi i dokumetacionit pranë Njësisë Administrative Orikum, për të marr në përdorim hapsirën publike të plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit.
Ju rikujtojm dhe njëherë se dokumentacionet që duhet të plotësoni janë si më poshtë:
1. Kërkesën e subjektit për marrjen në përdorim të hapsirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit
2. Planin e biznesit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë parashikimin e vlerës së investimit, të adhurave dhe shpenzimeve
3. Dokumentacion për të vërtetuar eksperiencën e mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit;
4. Ekstratin e regjistrimit nga orgnet përkatëse, nëse ka;
5. Vërtetimi nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin;
6. Vërtetim nga autoritet tatimore që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore;
7. Planvendosjen në shkallën 1:500 sipas hartës së Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.