[sgmb id=”1″]
Dona dhe Fiorentina duket se e kanë tensionuar edhe më shumë situatën mes tyre.
Fiorentina nuk e ka frenuar dot xhelozinë kur Olsi, Dona dhe Ambra kanë fjetur në një shtrat së bashku.
Pas debateve në mëngjes Fiori ka nisur sërish debat me ofendime duke i thënë Donës se ajo është shumë poshtë saj.
saj.
“Të duket vetja shumë lart, por ule hundën. Ti je poshtë thembrës time, je bërë si miza në qyp, ku je tani, poshtë shezllonit si Olsi? Nxirr fytyrën e vërtetë, je e mbyllur me kyç. Kush e di çfarë fsheh brenda”, shprehet Fiorentina.
“Unë të kam njohur me dy fjalë ty kur shave shoqet e tua të ngushta”, ia kthen Dona.
Kaq ka bërë që Fiorentina të ngrihet dhe të shkojë drejt saj, por e ka frenuar Olsi.
“Kujdes se shoqet e mia kur të të shohin në rrugë do të lënë pa këmbë e duar”, i thotë Fiorentina ndërsa ulet.