Loading...

Rruga Kukës-Shishtavec në mëshirë të fatit, Bashkia e pafuqishme për ta mirëmbajtur

Segmenti prej 27 kilometrash që lidh Shishtavecin me Kukësin nuk është përfshirë në tenderin për mirëmbajtje dimërore. Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit, thotë se tenderimi dhe shpallja e fituesit për mirëmbajtjen e rrugës është bërë vetëm për segmentin e parë prej 11 kilometrash nga Kukësi deri në Urën e Zapodit.
Rruga Kukës-Shishtavec është 38 kilometra e gjatë dhe u shërben rreth 14 mijë banorëve të 19 fshatrave të Njësive Administrative Zapod, Topojan e Shishtavec.
Ndërtimi i rrugës së Shishtavecit ka kushtuar 28 milionë dollarë, por që aktualisht ka mbetur në mëshirë të fatit, shkruan Top Channel. Në shumë pjesë të rrugës që nuk është tenderuar, ka dëmtim dhe çarje të asfaltit. Rruga Kukës-Shishtavec, deri në vitin 2015, ka qenë në inventarin e rrugëve kombëtare, por për shkak të financimit ajo i kaloi njësive vendore. Në të gjithë gjatësinë e saj ka rrëshqitje të dherave e të shkëmbinjve, duke shkaktuar bllokim të herëpashershëm të këtij aksi nacional.

Bashkia e Kukësit është tërësisht e pafuqishme financiarisht për të bërë të mundur mirëmbajtjen, ndërkohë që vijon të ngulmojë në kërkesën që me një vendim të posaçëm ky aks ti kalojë Autoritetit Rrugor Shqiptar, shkruan Top Channel.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com