Kenge,vallezime dhe recitime te bukura.Keshtu nisi dita e enjte ne shkollen 9 vjecare “Balil Pelari”Orikum.
Sot festohet 1 Qershori Dita e Femijeve.
Ne Orikum ashtu si ne shume qytete ne Shqiperi,Kosove dhe mbare boten jane organizuar aktivitete te shumta festive kushtuar femijeve.
Nje program i larmishem festiv nen drejtimin e mesueses se arteve Klodiana Havari ishte kryefjala e dites se sotme ne kete shkolle.
Pas kesaj pershendetjeje vazhdoi programi festiv i cili erdhi ne saje te punes se palodhur disa ditore dhe profesionale te mesueses se arteve Klodiana Havari si dhe femijeve te kesaj shkolle.
Nisur nga mundesite dhe prirjet vokale u dalluan per zerin e tyre te embel dhe melodioz nxeneset Jolanda Zoto, Melisa Hasani etj.
Nuk munguan as cicerimat e femijeve te klases se pare si Adion Hasko,Marta Peculi…te pergatitur nga mesuesja Najada Nuraj.
Por pervecse nje dite festive,1 Qershori eshte edhe nje dite sensibilizuese ku femijet e shkolles 9 vjecare “Balil Pelari”, me programin e tyre i thane sot STOP DHUNES NDAJ FEMIJEVE,STOP ANGAZHIMIT TE FEMIJEVE NE PUNE NE MOSHE TE MITUR,STOP TRAFIKIMIT TE FEMIJEVE.