Loading...

Kantieri i rrugës së Vlorës, projekti që po kthehet në realitet

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes të gjithë shqiptarët me një video-informacion në lidhje me kantierin e rrugës së lumit të Vlorës. Në këtë kantier, së shpejti do të nisë puna edhe për lotin e dytë dhe të tretë, ndërsa Kryeministri fton ata që i quan “komentues nazelinj të projekteve 3D” të shohin sesi ato po kthehen në realitet.

“Mirëmengjes me këtë video-informacion nga kantieri i rrugës së Lumit të Vlorës, ku së shpejti do të nisë puna edhe për lotin II e III dhe ku komentuesit nazelinj të projekteve 3D mund të shohin se si ato kthehen ne realitet, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë kryeministri Edi Rama.

Me gjerësi 8.5 metër, 2 korsi, 3.5 metër secila, vepra arti, mure mbajtës dhe pritës, 2 ura të reja rruga do të ketë të gjitha standardet bashkëkohore.

Rruga fillon nga Bypass-i i Vlorës-Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos- Qeparo, si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan -Tepelenë.

Ky aks rrugor siguron lidhje të re me bregdetin e Jonit dhe hap perspektiva të reja zhvillimi për fshatrat e kësaj zone dhe 40,000 banorët e saj.

Ky projekt parashikon të përfundojë plotësisht në një periudhë kohore prej dy vitesh, duke krijuar një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë zonën e Lumit të Vlorës dhe për zonën e bregdetit.

Bashkë me zhvillimet e tjera infrastrukturore në Vlorë, me ato që po bën qeveria shqiptare do të krijojë një ndërlidhje shumë të mirë nga pikëpamja e mobilitetit, infrastrukturës dhe realisht do të sjellë një zhvillim ekonomik për të gjithë zonën. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155983282191523/?t=0

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com