Loading...

ARRSH nis ndërtimin e 10 mbikalimeve në akset kryesore të vendit

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Afrim Qendro tha sot për ATSH-në, se është çelur zyrtarisht tenderi për ngritjen e 10 strukturave metalike, (mbikalime) në akset rrugore kryesore të vendit, me një fond prej 372 milionë lekë.

Puna për vendosjen e mbikalimeve për këmbësorët në akset rrugore Thumanë-Milot dhe Kukës-Morinë parashikohet të nisë vjeshtën e këtij viti dhe ky projekt pason programin e rehabilitimit të akseve rrugore, që ka nisur në fillim të muajit qershor.

Vendosja e mbikalimeve është parashikuar të bëhet në pozicionet ku kalimtarët hasin vështirësi dhe në vendet ku aksidentet janë më të shpeshta. Kjo përveçse do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të zonave përreth, pritet të ulë ndjeshëm rrezikun për aksidente, tha Qendro.

Në aksin rrugon Thumanë-Milot, do të vendosen 7 mbikalime dhe në aksin Kukës-Morinë do të vendosen 3 të tilla afër Kukësit, në Shtiqën, si dhe në Gjegjan.

Punimet për këto vepra janë planifikuar të përfundojnë në një afat prej 10 muajsh nga nënshkrimi i kontratës me fituesin e garës, tha Qendro. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com