Botërori i këtij viti ishte ndër më të veçantit dhe ndër më të ndjekurit.
Ndeshja finale mes Francës dhe Kroacisë ishte një ndër ndeshjet me të komentuara dhe që ngjalli mjaft interes.
Të shumtë ishin ata që mbështesin skuadrat respektive dhe duket se nuk kanë munguar as simpatizantët nga Shqipëria.
Dhe është pikërisht, një ndër personazhet më të njohur në mediat tona ai që ka zgjedhur të shkojë të mbështesë skuadrën e tij në Paris.
Bëhet fjalë për personazhin e njohur Xum Allushi, që duket se “i ka vënë” flakën Francës dhe fotot e videot e shpërndara në profilin e tij e kanë treguar më së miri.
Të lumtur që mjaft të huaj kanë vajtur të mbështesin skuadrën e tyre, francezët duket se “e kanë respektuar” në maksimum dhe kanë filluar të ndezin atmosferën e të festojnë së bashku.
Në videon e mëposhtme, Xumi ka dhuruar spektakël edhe duke xhiruar gomat e makinës, ç’ka e ka bërë Parisin që të ndizet me të vërtetë./njekomb