Aktori dhe këngëtari Will Smith i cili iu rikthyer fuqishëm muzikës në këngën “Live It Up”, në bashkëpunime me Era Istrefin e Nicky Jam, ndjehet shumë i kënaqur nga performanca në finalen e Kupës së Botës. Kënga e tyre ishte kënga zyrtare e Kupës së Botës, Rusi 2018.
Pas një performance të suksesshme, Will ka publikuar disa fotografi në Facebookun e tij, duke dërguar edhe mesazhe për kolegët më të cilët ka bashkëpunuar.
Këngëtarit nga Porto Riko, Nicky Jam i ka dërguar falënderime për ftesën për të qenë pjesë e spektaklit më të madh në botë, duke i dërguar përqafime.
Sa i përket Erës, Will ka shkruar:
“Je një shpirt i bukur e delikat. Të vlerësoj. Vazhdo buzëqeshjen”.
Të tre së bashku dhuruan një performancë mbresëlënëse para nisjes së finales, Francë-Kroaci.
Franca doli triumfuese në përballjen me Kroacinë duke e mundur me rezultatin 4-2 dhe duke ngritur trofeun. /atsh