Pasi flamuri i Kosovës ishte i ndaluar nga autoritetet ruse gjatë Kupës së Botës 2018 në futboll, raportojne mediat kosovare, Era Istrefi është përkujdesur që ngjyrat e tij t’i paraqesë me krenari në finalen e turneut.
Këngëtarja kosovare është shfaqur në tribunën e stadiumit Luzhniki, në kryeqytetin rus, e veshur verdhë e kaltër dhe duke bërë shqiponjën dykrenare me duar, një gjest që u kushtoi me gjobe dy futbollistëve kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë.
“Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj zyrtar, në Instagram.
Por duket se diçka ka ndodhur, pasi pak kohë më pas, Era e ka fshirë këtë foto nga profili i saj.