Presidenti i vendit Ilir Meta ka vendosur të kalojë disa ditë pushime, larg “rrëmujës” së madhe politike.
Ilir Meta ditën e sotme ka përshëndetur ndjekësit me një foto nga bregdeti i Rrushkullit, aty ku dhe po pushon. Presidenti është shfaqur me rroba plazhi, dhe me mikun e tij, qenin Roi.
“Me Roin, sot në bregdetin e mrekullueshëm të Rrushkullit”- shkruan Meta krah fotos që ka publikuar në Instagram.
Imazhi sakaq është bërë viral në rrjet!/korrieri