Luka Modriç ka treguar se sa shumë vlerë ka për të finalja e së dielës në Kampionatin Botëror, duke thënë se do t’i jepte katër titujt e Ligës së Kampionëve për ta fituar Botërorin.
“Do t’i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për këtë trofe. Pavarësisht se çfarë ndodh në finale, ky është suksesi më i madh në historinë e sportit kroat, por ne të gjithë e kemi dëshirën për t’u bërë kampionë. Kemi karakterin dhe kemi gjithçka për t’u bërë kampionë të botës” – është shprehur Modriç.
Modriç është pyetur edhe për mundësinë e tij për ta ftuar “Topin e Artë” të Botërorit.
“Të gjithë janë duke më pyetur për këtë, por unë nuk jam i ndikuar nga ajo. Ne duhet ta bëjmë këtë, nëse nuk ia arrijmë në hapin e fundit…duhet ta bëjmë” – ka theksuar Modriç.
Kroacia është ndeshur me Francën në pesë takime të tjera dhe nuk ka arritur ta mposhtë asnjëherë.