Një sherr mes dy vëllezërish në Vlorë për një stan në Dukat ka përfunduar me një të lënduar mes vëllezërve.
Mësohet se 60-vjeçari F.Jazoj është dhunuar me mjete prerëse nga vëllai i tij Z. Jazoj 63 vjeç pas konfliktit të pronësisë lidhur me një stan.
Policia thotë se i plagosuri u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Vlorë- Informacion paraprak Rreth orës 15:05, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i dëmtuar në trup me mjete të forta dhe prerëse.
Menjëherë nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se në fshatin Dukat, janë konfliktuar me njëri tjetrin dy vëllezër, ku për pasojë ka marrë disa dëmtime në trup (dyshohet me mjete të forta dhe prerëse) shtetasi F.J., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e vëllait të tij, shtetasin Z. Jazoj, rreth 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me arrestimin e tij. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në stanin e tyre në fshatin Dukat, Orikum.