Ditën e sotme, gjatë emisionit të mëngjesit “Ditë e re”, Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës, ka habitur fansat me një lajm të ri që ka dhënë gjatë transmetimit.
Zogu rrëfeu se kishte vendosur të eksperimentonte duke ju futur muzikës, ndërsa shumë ndjekës në Instagram e pyetën nëse do të sillte një bashkëpunim me Luana Vjollcën.
“Pritet së shpejti. Kam pasur shumë kërkesa. Kënga e Luanës me Bujarin është hit”- ka thënë Zogu, duke i lënë fansat kuriozë për detaje të tjera.