Loading...

‘Perëndeshë e dashurisë’, urimi i Sali Berishës për Lirin është gjëja më e bukur që do shikoni sot

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen Berisha, pasi bashkëshortja e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, feston  sot ditën e lindjes.

Lajmin e ka dhënë vetë ish-kryeministri nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai ka publikuar një foto, ku shfaqet së bashku me Liri Berishën dhe pranë saj ka shkruar disa fjalë zemre për 70 vjetorin e saj të lindjes.

Përveç ditëlindjes së saj, çifti feston edhe 47 vjetorin e martesës, që sipas Sali Berishës kanë qenë disa dekada të mbushura me dashuri të pakufishme.

“Të dashur miq, sot për të gjithë familjen tonë është një ditë e veçantë, gëzimi dhe festë!

Ne sot festojmë ditëlindjen e Lilit, perëndeshës së dashurisë, mirësisë, fisnikërisë të familjes tonë, 70 vjetorin e lindjes së saj dhe 47 vjetorin e martesës tonë!

Sot, pas dekadash dashurie të pakufishme, mbështetje të jashtëzakonshme tejet të çmuar, kujdesi të pakursyer të dëshmuar ndaj meje, fëmijëve dhe fëmijëve te fëmijëve tanë, fjalët nuk arrijnë të shprehin ndjenjën e mirënjohjes tonë të pakufishme ndaj saj!

Por më gjuhën e zemrave tona i urojmë Lilit sot edhe shumë e shumë vite të tjera së bashku plot shëndet, gëzime dhe suksese të tjera në ndihmën e fëmijëve në Shqipëri. Gëzuar Lili!!”, shkruan ish kryeministri.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com