Loading...

Wow e papritur! Moderatorja e njohur shqiptare qenka martuar dje dhe askush nuk e mori vesh

Kjo fundjavë nuk paska qënë e rëndësishme vetëm për modelen Afërdita Dreshaj, pasi nuk ishte e vetmja që i dha fund beqarisë ditën e dielë.

Ishte ish –velina e parë “Fiks Fare”Aida Bajraktari, ajo që pas shumë vitesh bashkëjetese me partnerin e saj dhe tashmë mama e dy djemve, kishte zgjedhur të bënte një ceremoni të madhe tradicionale për të kurorëzuar dashurinë me Gentin.

Mesa duket Aida ka zgjedhur të mbajë një profil më të ulët publik, pak aktive në rrjete sociale dhe larg syrit të mediave, edhe pse duhet thënë se ajo është një nga moderatoret më simpatike të “Digitalb”.

Ndërkohë në dasmë ishin të ftuar edhe disa nga miqtë e saj, personazhet e njohur publikë si Dorian Ramaliu dhe Devis Muka, pa harruar edhe kolegen e saj Eda Molla, e cila gjithashtu ishte velinë në “Fiks Fare”.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com