Liljana Hoxha është bashkëshortja e djalit të dytë të ish-diktatorit Enver Hoxha, ajo ka qënë e ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24.
Liljana Hoxha foli për ekspozitën e saj të quajtur “Harmonia universale” me 48 telajo. Teksa foli për motivet dhe realizimin e këaj ekspozite, Hoxha sulmoi edhe Drejtorin e Përgjithshëm të televizionit Top Channel, Ben Blushi.
Madje Hoxha u shpreh se ka qenë pikërisht ai arsyeja se përse nuk ka dalë deri tani ekspozita, pa dhënë arsye pse.
“Ben Blushi ka qenë pengesë për daljen time. Ben Blushi e pengoi të dalë ekspozitën. Më duhet ta thoja këtë se vërtet jam surprizuar. Mendon se është te televizioni numër 1, por nuk ësht 1-shi”- u shpreh Liljana në emision.