Loading...

Top Channel ‘rrëmben’ edhe një tjetër moderator të njohur, ky është emri që do të drejtojë emisionin e shumëpritur

Siç është lajmëruar “Top Channel” këtë verë do të vijë me disa programe të reja, të cilat do të mbajnë të mbërthyer publikun përpara ekranit.

Një nga emisionet më të reja, i cili që pa filluar ka tërhequr vëmendjen e audiencës që pa filluar është edhe “Pushime on Top”.

Ky emision do të ketë në qendër të vëmendjes personazhet  e njohur në vendin tonë  dhe pushimet e tyre verore, në vende të ndryshme të Shqipërisë. Pak ditë më parë u zbulua se këtë program do ta drejtojë moderatorja Ori Nebija.

Por në spotin që ‘Top Channel’ ka publikuar pak më parë, është zbuluar se Ori nuk do të jetë vetëm. Asaj do t’i bashkohet edhe moderatori Flori Gjini

Flori është bërë i njohur për publikun nga prezantimi i emisionit radiofonik “Chaud Patate” në NRG Radio dhe mesa duket përveç radios, ai është gati që të bëhet pjesë dhe e televizionit.

Top Channel 'rrëmben' edhe një tjetër moderator të njohur, ky është emri që do të drejtojë emisionin e shumëpritur

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *