Edhe pse i ka kaluar të 70-at, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i është dorëzuar viteve,sportit, notit dhe ecjes. Të paktën këto na kanë lënë të kuptojmë gjithë këto vite. Por duket se ish-kryeministri pëlqen të udhëtojë dhe kryesisht në vendet malore i shoqëruar nga familjarët e tij
Rasti më i fundit është ai në Kosovë, në Ujëvarat e Drinit të Bardhë ndërkohë që së bashku me nipërit dhe familjarë të tjerë kanë bërë një ecje të gjatë në zonën malore të Rugovës
I veshur sportiv, me atlete dhe bashkëshorten që e shoqëron në çdo moment, Berisha duket si një djalosh që sfidon moshën dhe vitet ndërkohë që eksploron, ecën dhe kalon kohë me nipërit e tij.
Askujt nuk i ka bërë keq pak sport në jetën e tij, qoftë edhe ecje, vitet mbi kurriz nuk janë justifikim.