Loading...

Ka 10 vjet i martuar, këngëtari që të gjithë shqiptarët e duan kaq shumë na tregon tregon nusen e tij super yll, me siguri të gjithë janë kuriozë ta njohin

Padyshim që Gena është një ndër këngëtarët shqiptar që preferohet shumë nga publiku. Sot i ftuar në “Rudina”, këngëtari i këngëve popullore dhe jo vetëm, ka folur për femrën që i ka vjedhur zemrën prej 10 vitesh. Gena e përkufizon Lorenën, bashkëshorten si një femër fisnike e të kompletuar.

“Mendoj se Lorena është krahu im i djathtë. Më mbështet shumë dhe është ajo që më plotëson. Ajo më kuron dhe unë e ndjej veten me fat që kam një bashkëshorte si Lorena. Po flas në aspektin e bashkëshortes, sepse në aspektin profesional ajo është shumë kërkuese.

Ne jemi dy botë të kundërta, ajo i shikon ftohtë gjërat, ndërsa unë emocionalisht, por them që plusi dhe minusi rrinë mirë me njëri-tjetrin. Unë dhe Lorena jemi njohur në një lokal para rreth 11 vitesh dhe që atëherë jemi bashkë. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, por ne u njohëm gradualisht dhe ajo kishte disa vlera që nuk i kishin femrat e tjera.

Një mashkull duhet të niset nga vlerat dhe jo t’i vërë prioritet bukurisë dhe pamjes së jashtme. Lorena është edhe menaxherja ime dhe e bën më së miri këtë punë. Ajo është rritur në Greqi dhe kur jemi njohur bashkë sapo kishte ardhur në Shqipëri për të marë një vizë.

Siç duket edhe asaj i pëlqeu zëri im. Unë jam njeri që shikoj punën time dhe s’më pëlqen të rri lokaleve dhe të gjuaj femra. Lorena për mua është fisnike dhe i ka të gjitha gjërat që kërkon një mashkull”, ka thënë Gena.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com