Loading...

Rivitalizimi urban i Vlorës me rikonstruksionin e shesheve dhe rrugicave

Projekti i rivitalizimit urban të qendrës së Vlorës është ndarë në dy zona, A dhe B, dhe gama e ndërhyrjes në zonën e parë është mjaft e gjerë. Kështu, sipas projektit të paraqitur nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci në prezantimin e projekteve të investimeve të qeverisë shqiptare në Vlorë, ndërhyrja në zonën A përfshin ndërtimin e rrjetit inxhinierik nëntokësor të të gjithë zonës dhe atij të ujësjellësit, rikonstruksionin e plotë të të gjitha rrugicave.

“Do trajtohen 13 mijë metra katrorë sheshe dhe hapësira publike me pllaka guri dhe gjelbërim”, – theksoi Beci

Rikonstruksioni i sheshit të Sahatit dhe sheshit përpara bashkisë do i japin frymëmarrje dhe fizionomi krejt tjetër zonës. Beci thotë se do rikontruktohen plotësisht 2400 metra katrorë rrugë e rrugica, përfshirë edhe “Rrugën e Hebrenjve”.

Zona ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të. Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë, si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

Do të restaurohen 50 objekte, duke treguar kujdes të veçantë sidomos në ruajtjen e arkitekturës dhe materialeve autentike si “Shtëpia e Qeverisë”, ish-Sinagoga apo xhamia e Tabakëve. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com