Festa në radhët e tifozëve të Zvicrës ka qenë e madhe këtë mbrëmje pas fitores 2-1 ndaj Serbisë.
Por sigurisht festa u përcoll edhe tek shqiptarët duke mbështetur 4 lojtarët tanë, dy prej të cilëve i dhanë edhe fitoren Zvicrës me goditjet fantastike.
Duket se kësaj here politika është bërë bashkë në urimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit, teksa në rrjetet sociale Rama dhe Berisha kanë shpërndarë fotot e djemve shqiptarë.