Të dyja janë shumë të dashura nga publiku e të suksesshme në profesionet e tyre, njëra moderatore e emisioneve më të ndjekura në vend e tjetra këngëtare e hiteve më të dëgjuara. Së fundmi, Alketa dhe Poni janë shfaqur me të njëjtin model flokësh të shkurta e që i shkon shumë. Por të dyja na e paskan fshehur të vërtetën.
Në fotot e publikuara sot nga Disneyland, Poni shfaqet me flokët e gjatë ç’ka tregon se ajo nuk i ka prerë dhe ky model paska qenë thjesht paruke. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Alketa e cila ka postuar një foto nga Afrika ku shfaqet me flokë të gjatë ndërkohë që në “Piter Pan” e shihnim çdo të hënë me flokë të shkurtër falë parukeve.