Loading...

Gazetari i njohur shpërthen ndaj RTSH-së: Jeni bordelloja më e madhe në Shqipëri/Foto

Brazili pati një fitore të vuajtur sot përballë Kosta Rikës që ka ardhur në minutat e fundit të shtesës me gola të Kutinjo dhe Nejmar. Ajo që tërhoqi vëmendjen e shumë fansave ishte shpërthimi në lot i “yllit” të ekipi latin, Nejmar. Në përfundim të ndeshjes braziliani u ul në fushë dhe nuk i ka përmbajtur dot lotët që mund të kenë ardhur si pasojë e emocionit të krijuar.

Por ajo që ka nxitur reagime në rrjetet sociale është fakti se RTSH, e cila transmeton ndeshjet e Botërorit Rusi 2018, ndërpreu transmetimin për reklama, fiks në momentit që përfundoi ndeshja. Kjo bëri që shumë teleshikues të humbisnin lotët e Neymar që ermocionuan shumë kënd.

Gazetari Klodian Tomorri me anë të një postimi në Facebook e cilëson RTSH-në si bordellon e cila merr taksat e shqiptarëve, të cilat për të janë sadaka. “RTSH mund te jete bordello më e madhe në Shqiperi. Partizanet e shtetit dhe publikes mund ta dëgjojnë rezultatin e ndeshjës në darke në radio. 10 milionë eurot që paguajmë taksa për TVSH-në janë sadaka.”

Ndërkohë që Andrea Nathanaili, punonjës në Autoritetin e Medias Audiovizive shkruan se lotët e Neymar nuk emocionojnë askënd në RTSH. “EMOCIONE TË HUMBURA
Lotët e Neymar nuk emocionojnë askënd në RTSH. Ndërpret transmetimin. Jep reklama llotarish sportive.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com