[sgmb id=”1″]
Para afro 3 vitesh, Jeremy Meeks u cilësua në rrjetet sociale si ‘krimineli më i pashëm në botë’, pas fotove të tij të bëra në komisariat e të publikuara në rrjet duke ‘çmendur’ miliona vajza. Pasi mbaroi dënimin, Meeks nënshkroi kontrata me disa nga markat më prestigjoze të modës duke lënë pas të shkuarën dhe sjelljen prej ‘djali të keq’.
Ai vazhdon të jetë pjesë e spoteve dhe pasarelave të ndryshme dhe ishte prezent në festivalin e Kanës ku është takuar me moderatoren e njohur shqiptare Albana Osmani, e cila është gjithashtu në eventin e rëndësishëm.
“Një minutë heshtje mi gra’, shkruan nën foto moderatorja e cila duket tejet e emocionuar.
E kush nuk do të ishte?