Bleona bën gjithmonë bujë me deklaratat e saj, pamjen dhe sigurisht shkathtësinë që e karakterizon. Por prej shumë kohësh ajo i ka munguar publikut Shqiptar.
Përmes një video të fundit në instastory, ajo kishte lajmëruar udhëtimin e saj drejt Tiranës pak ditë më parë. Me gjasë, ndër destinacionet më të shumëpritura dhe të dëshiruara për të, për shkak të angazhimeve dhe jetës që ajo bën prej vitesh në Amerikë, Bleona Qereti më në fund është këtu.
Dhe sigurisht, që kur jeton larg vendlindjes,një nga të parat gjëra që bën pa kushte sapo shkel këtu, është të takuarit e miqve dhe njerëzve më të dashur
E një prej tyre është edhe gazetari i njohur Blendi Fevziu. Nuk ka vonuar dhe këngëtarja e famshme ka postuar një foto bashkë me të, duke mos e fshehur gëzimin dhe vlerësimin për një shok të ngushtë siç Fevziu është për Bleonën.
Në foto, ajo ka shkruar: “Shokë për kokë”, dhe ata duken shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.