Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka nisur pushimet ekzotike në Afrikë.
Ndër postimet e saj në Instagram, Alketa ka postuar edhe një fëmijë afrikan duke shkruar:
“Trumpanët e Afrikës nuk do të pushojnë së kumbuari derisa fëmijët zezakë të provojnë se sa vlejnë në këtë botë”.
Pas këtij postimi dhe shumë kritikave, ka reaguar po aq ashpër gazetarja Alba Malltezi e cila shkruan se postimi i një fotoje të tillë është hipokrizi.
“Një moderatore shqiptare shkon në një udhetim luksi, në rezorte luksi në Afrike dhe “qan” për fëmijët afrikanë…e gazetarët nuk arrijne të dallojne hipokrizine sa për foto në Instagram e të vërtetës së njerëzve që duan me zemër një botë më të mire për të gjithe.
A ka Universitet që ta meson një gjë të tillë. Një ndjeshmëri të tillë…”- shkruan Malltezi.