Loading...

Reagon zonja Tefta: Nuk ja fal Fevzos që lajmëroi gjithë botën dhe mua jo

Më në fund dilema e madhe u zgjidh.

Pas takimit të zgjatur mes Sandrit dhe Fevzos, u vendos që Fevzo të mos iki nga Klani.

Në një deklaratë sqaruese për opinionin, ata hedhin poshtë zërat për ikjen e Fevzos.

Në deklaratë thuhet se “i gjithë lajmi është sajuar nga mediat kundërshtare të Klanit dhe gjithë debati ka qenë i paqartë, pasi Fevzo nuk ishte njoftuar që kishte dalë lajmi se ai do të ikte në Top Channel.

Edhe me Blushin që ishte takuar disa herë, ai nuk i kishte treguar.

Fevzo nuk mban përgjegjësi për lajmet që hapen rreth tij.

Kjo ndodh me çdo personaitet në botë.

Nga ana tjetër, Fevzo kërkon t’u bëjë të ditur gjithë personaliteteve ndërkombëtare që janë shqetësuar për këtë çështje, si kancelarja Merkel, presidenti i KE, Dalai Lama, presidenti Macron etj, si dhe njerëz të afërt të presidentit Trump, se ai nuk do të iki nga Klani dhe se negociatat me Shqipërinë mund të hapen lirisht.

Pas kësaj deklarate, reagoi e zemëruar “Zonja Tefta”:

“Jam shumë e indinjuar që zoti Fevzo lajmëron në deklaratën e tij gjithë personalitetet botërore dhe më injoron mua, e cila jam personaliteti i parë publik në Shqipëri, që i bëra thirrje të largohej nga Klani dhe të qarkullonte si kuadër.

Vendimi i Fevzos për të qëndruar në TV Klan, tregon se atij i ka humbur shpirti reformator dhe dashuria për profesionin.

Emisioni i tij me Edi Ramën dhe dy bamirës tregon se ai do të punojë tani e tutje si bamirës i Sandrit dhe jo si gazetar.

Unë nga ana ime, edhe pse më e thyer në moshë, ndjehem e re në profesion dhe do të vazhdoj betejën për të vendosur në vend personalitetin tim televiziv.

Ankesat e zotit Fevzi për televizon mediokër dhe nivel banal të njerëzve që punojnë në TV Klan, si dhe kërkesa e tij për një rrogë sa të Ermalit dhe Çanit, tregon se Fevzo ka pas kërkesë kryesore barazimin e rrogës me Çanin dhe Ermalin, dhe jo ngritjen e nivelit të Çanit dhe Ermalit në nivelin e Fevzos.

Pas kësaj, i bëj thirrje presidentit Sandër, që të jetë i ekuilibruar në vendimin që do marrë.

Meqë ai nuk ngre dot nivelin e Çanit dhe Ermalit në nivelin e Fevzos, të ulë rrogat e tyre në nivein e Fevzos dhe kështu të paktën janë me rroga të barabarta, dhe Fevzo e fiton një betejë.

Me respekt

“Zonja Tefta””!(tema)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com