Teksa Neymar ndodhet në Rusi për Kampionatin Botëror të futbollit, e dashura e tij Bruna Marquezine ka zënë titujt e mediave me videon e fundit të transmetuar në një program televiziv. Aktorja shfaqet në një serial brazilian në skena intime me një aktor, pamje të cilat Neymar me siguri nuk do donte t’i shikonte.
Thuhet se xhirimet e serialit janë bërë para se Neymar dhe Bruna të lidheshin me njëri-tjetrin. Dyshja u përfolën për ndarje pak kohë më parë, por ata janë kthyer sërish bashkë edhe pse jetën private po mundohen ta mbajnë jashtë syrit të publikut.