Loading...

Aurela Gaçe flet për bashkëshortin: Po u nxeh Skerdi… hapi rrugën!

Emisioni “Xing me Ermalin” në Tv Klan ka ardhur ndryshe nga çdo puntatë tjetër sot.

I zhvendosur në Prezë në ambient të hapur, mes lojrash e thashethemesh “Xing” padiskutim do t’iu mbërthejë pas ekranit. Pjesë e emisionit po ashtu janë edhe personazhet me të pathënat e tyre.

OFF Records e “Xing” kanë zbuluar për të gjithë teleshikuesit bisedat pikante të personazheve gjatë regjistrimit të emisionit. Ndër to ishte edhe këngëtarja mjaft e njohur Aurela Gaçe e cila gjatë bisedës në studio me drejtuesin e emisionit Ermal Mamaqi foli edhe për bashkëshortin e saj, Skerdin.

“Skerdi është shumë i qetë, nxehet rrallë. Ama është nga ata që po u nxeh, hapi rrugën. Më mirë unë që e kam 5 minuta dhe kur më kalon të fal. Ai është gjithë kohën sikur të studion”, tha Gaçe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com