Ajo është një nga vajzat më të hijshme shqiptare dhe një nga blogeret e modës më të ndjekura në Instagram. Mund të themi që është dhe një nga vajzat më me fat.
Madje, Armina është kthyer në një influencuese në rrjete sociale dhe së fundmi ka ndarë edhe sekretin e suksesit të saj në jetë dhe karrierë.
Në një postim të fundit në Instagram, Armina tregon se vendosja e një qëllimi dhe ndjekja e tij është rruga drejt suksesit.
“Vendos qëllime dhe bota do të jetë e jotja”, shkruan Armina një një foto që ka publikuar në faqen e saj në Instagram.
Armina është prej vitesh në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën. Flitet se shumë shpejt çifti do të shkojë në altar.