Loading...

Nga e premtja këto rrugë do të jenë të bllokuara dhe këto lloje automjetesh do hiqen nga qarkullimi! Kjo vlen për të gjithë Shqipërinë

Duke nisur nga dita e premte do të nisi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festave.

Referuar udhëzimit të publikuar ditën e sotme në “Fletoren Zyrtare”, ndalohet qarkullimi i një së mjetesh rrugore. Këto të fundit përfshijnë mjete me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 tonë; me ngarkesë të pandashme me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m; makinat bujqësore, makinat teknologjike ose traktorët me rrota që kanë shpejtësi më të vogël se 40km/orë; makinat bujqësore teknologjike që kalojnë përmasat kufitare si dhe makinat për kursantët e autoshkollave.

Udhëzimi do të jetë i vlefshëm deri në 15 shtator. Kufizimet shtrijnë efektin:

Ndërkohë, lejohen të qarkullojnë automjetet e shoqërimit, automjetet e Forcave të Armatosura, për mirëmbajtjen e rrugëve, mjetet që i përkasin radios dhe televizionit, cisternat që transportojnë ujë të pijshëm, kamionë dhe tërheqës me gjysmërimorkiatorë, kamionë që transportojnë shpendë dhe bagëti të gjalla.

Gjatë kësaj periudhe të kufizimit, mjetet e huaja me peshë mbi 7.5 tonë ose mbi 12 m gjatësi nuk mund të hyjnë në Shqipëri, por mund të përdorin vendin e parkimit ose zonën kufitare përkatëse.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com