Loading...

I zuri vendin Marinës në “Procesin Sportiv”: Flet për herë të parë bukuroshja tropojane e ekranit/Foto

Fjoralba Ponari do të jetë prezantuesja e re krah moderatorit Edi Manushi në drejtimin e emisionit  “Procesi sportiv”.

Ky lajm qarkulloi shumë shpejt në mediat sociale dhe vetëm pak ditë më parë bukuroshja u shfaq me Manushin në spotin promovues të emisionit në prag të fillimit të Kampionatit Botëror.

Fjoralba dhe Manushi kanë qënë të ftuarit e ditës në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ku kanë folur mbi emisionin  dhe bashkëpunimin mes tyre.

Ponari u pyet gjatë intervistës se si po e përjetonte këtë eksperience të re, ku do t’i duhet të flasë për futbollin dhe do të jetë e rrethuar gjatë gjithë kohës me meshkuj.

“Çuditërisht terreni mashkullor është më mirëpritës se ai femëror, domethënë kjo është një deklaratë paksa e rëndë për ne femrat, por jam mirëpritur dhe ndihem shumë komode mes tyre. Më janë ofruar për çdo lloj ndihmese që kam pasur nevojë” – u shpreh Fjoralba.

Ajo u pyet gjithashtu nëse  mund të bënte një krahasim mes eksperiencës në “ The Voice” ku intervistonte tifozë të konkurentëve dhe tani që do t’i duhet të intervistojë tifozë të futbollit.

“Deri diku janë situata si motra, por kjo pjesa e tifozerisë shpresoj të mos bëhet agresive aty. Aty do të të thërras ty Manush…” – tha bukuroshja duke qeshur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com