Shkrimtarja e njohur shqiptare Ana Kove ka kritikuar ashpër shkrimtarin Albatros Rexhajn, i cili sapo ka botuar librin e tij të ri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ajo ka treguar revoltimin kundrejt asaj që shoqëria shqiptare pëlqen sot. Sipas Koves ato që Rexhaj ka shkruar janë vetëm disa “paçavure” dhe ata që e pëlqejnë janë vetëm njerëz të ekzaltuar nga kotësia.
“Në linjën e shkruesit, do të thosha: Të dhjefsha botën, të dhjefsha shoqërinë që vlerëson të tilla shkarashkrime dhe autorët e tyre, që në gjallje…“
S’kam asgjë me personin, por me kulturën e të vlerësuarit këtu: 3 mijë pëlqime një paçavure fjalësh… Po çfarë letërsie është kjo, o njerëz të ekzaltuar nga kotësitë?” – ka shkruar autorja e njohur në postimin e saj në Facebook ku ka bashkangjitur edhe shkrimin e Rexhajt.