[sgmb id=”1″]
Një aksident tragjik në Itali, i ka marrë jetën një 37-vjeçari nga Shqipëria .
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shqiptarin lindur në Durrës, por rezident për një kohë të gjatë në Botticino, i quajtur Xhevahir Hoxha.
Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, në territorin e Nuvolera. Mësohet se ai punonte si murator dhe më 12 qershor mbushte 38 vjeç.
Shqiptari ishte duke udhëtuar me makinën e tij “Opel Zafira” që është përplasur kokë më kokë me një tjetër automjet tip “Volvo XC90”, SUV.
Sipas mediave italiane, aksidenti ka qenë i tmerrshem, sa që sipas dinamikës si ka ndodhur, mund të kishte përfunduar në një masakër.
Tani mbetet për të kuptuar arsyeja e këtij aksidenti.