Nga të gjitha fotot që Lori Hoxha publikon në rrjetet sociale, të gjithë biem dakort se ato përkrah nipit të saj London Noor janë më të ëmblat. Së fundmi, Lori ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, një foto gjatë pushimeve ku shfaqet teksa mban në krah vogëlushin London, teksa ky i fundi zgjat dorën për të prekur akulloren.
Mesa kuptohet nga përshkrimi i fotos, vogëlushi kërkon të qëndrojë gjithë kohës në krahët e Lorit tërë kohës, duke i shkaktuar dhimbjet e shpinës.
“Kam kuptuar se më dhemb shpina dhe kur më pyetën se çfarë ndodhi, unë gënjeva, duke thënë se nuk e dija, por në fakt të gjithë e dimë çfarë ndodhi, apo jo London?” – shkruan me humor Lori Hoxha.