Loading...

Nisin punimet për aksin rrugor Tiranë-Durrës, policia jep udhëzime: Si do qarkullohet duke nisur nga sot

Mëngjesin e sotëm ka nisur puna ne Tirane-Durres, ashtu si ishte njoftuar për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar.

Njoftimi

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Ministria sqaron se “Nderhyrja behet si emergjente per rritjen e elementeve te sigurise rrugore. Ne kete nderhyrje do te riparohen shtresat ne pjeset e demtuara dhe jo e gjithe gjatesia e rruges. Pra behet fjale per riparim te shtresave rrugore ne zonat e demtuara te cilat krijojne probleme qarkullimi.

Gjithesej 31000 metra katrore shtresa asfaltike, kostoja 615 mije euro me tvsh nga fondet e Bankes Boterore nga projekti i mirembajtjes si nderhyrje emergjente ku mbi 90% e ze drejtimi i levizjes nga Tirana ne Durres.

Per rehabilitimin e plote te te gjithe segmentit po punohet nga ARRSH per sigurimin e fondit nga buxheti i shtetit”.

Gjatë ditës së Hënë dhe të Martë do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës. ARRSH dhe Policia Rrugore u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

Lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut duhet të bëhet përmes Kamzës nga rreth rrotullimi Casa Italia.

Autoveturat që shkojnë në drejtim të Durrësit do të përdorin daljen tek pika e furnizimit Kastrati dhe mbikalimin për Kashar në drejtim të Vorës.

Drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani si dhe kthimin për Tiranë të përdorin sërish drejtimin nga Elbasani.

Mjetet me kalim nga Rinasi drejt Durrësit duhet të përdorin rrugën dytësore Qafë Kashar-Vorë (300 m përpara mbikalimit të Kasharit) ose në drejtim të aksit Rinas-Vorë në drejtim të doganës.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Qafë Kashar – Vorë do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia Rrugore do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com