Pak kohë më parë Xhesika Ndoja doli publikisht duke thënë se nuk ishte më një nënë beqare, por në një marrëdhënie me një person, i cili jetonte në Vienë.
Të dy dukeshin shumë të lumtur dhe duke jetuar një histori të bukur dashurie, deri në momentin që Xhesika preferoi të fshinte gjithë fotot që kishin bashkë në rrjetet sociale, ç’ka bëri që mediat të ngrenë dyshime për një ndarje të mundshme.
Mirëpo, si qëndron e vërteta, na i ka treguar vetë Xhesika ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram.
Ajo hedh poshtë çdo aludim dhe thotë se të dy janë bashkë e do të vijojnë të jenë bashkë, deri sa njerëzit të pëlcasin nga mërzia.
Këngëtarja shkruan në Instagram:
Kjo është për të gjithë ju që ushqeheni me inat, zili dhe dashakeqësi ndaj meje dhe po ashtu me këto gjëra ushqeni dhe mediat me fake news, dua t’ju bëj me dije se për fatin e keq tuajin dhe për fatin tonë të mir “NE” jemi bashkë do vazhdojmë bashkë derisa ju të pëlcisni nga mërzia që ju ka pushtuar shpirtin dhe prap “NE” do vazhdojmë serisht bashkë…zoti ua shtoftë inatin”.