Aksident në hyrje të qytetit të Vlorës në lagjen 11 janari në afersi të zonës së quajtur Pus i Mezinit.
Demtohet drejtuesi i motorit, i cili dergohet drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës. I dëmtuari ka marrë disa plage, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë shkak është bërë dëmtimi i rrugës, ndërsa policia është duke hetuar për ngjarjen pasi dyshohet që motorri të jetë goditur nga një automjet, i cili dyshohet të jetë larguar nga vendngjarja.
Nga spitali konfirmohet se drejtuesi i motorit ka marrë disa plage, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.