Loading...

Gëzimi iu kthehet në tragjedi: Dy këngëtarët shqiptarë japin lajmin e dhimbshëm

Prej disa ditësh dy këngëtarët e njohur shqiptar të cilët numërojnë një numër të madh hitesh kanë lajmëruar se do të sjellin bashkëpunimin e tyre të radhës. Bëhet fjalë për 2Ton dhe Labinot Tahirin të cilët mbrëmjen e djeshme kishin lajmëruar se do të publikonin këngën e tyre të re, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi pasi lançimi u anulua.

Dy artistët kanë treguar edhe arsyen prekëse se përse nuk e hodhën këngën e tyre në Youtube. Ata kanë treguar se për shkak të një aksidenti të ndodhur në rrugën Hani-Elezi ku humbën jetën tre të rinj e kanë shtyrë publikimin e bashkëpunimit të tyre.

“I dashur publik, ju e dini që unë dhe 2Ton kemi pasur ta lansojmë këngën e re, por për shkak të një rasti i cili ka ndodhur mbrëmë në rrugën për në Hanin e Elezit, ku si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre të rinj, nuk duam ta lansojmë klipin për shkak se familjet kanë mërzi të madhe”, kanë shkruar  ata në instastory.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com