Aktori i “Portokalli” Rezart Valeshja i njohur me rolin e “Betim Spërdhimës” ka vendsour të bëjë një tatuazh të guximshëm dhe aspak të zakonshëm.
E gjithë pamja duket si e marrë nga një fotografi dhe e ngjitur në trupin e tij, por në fakt është një tatuazh i cili është përjetësuar në lëkurën e aktorit.
Ka qenë vetë Rezarti i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto të tatuazhit së bashku me një koment me nota humori. “Në qoftë se nuk ju pëlqen, më thoni që ta fshij me gomë”-ka shkruar aktori.